Lavaman

  1. Si të përzgjedhni lavaman? 
  2. Çka është baza e kabinetit dhe pse është i rëndësishëm ky specifikacion ?
  3. Si duhet të montohet lavamani?
  4. Çfarë pushimore duhet të ketë lavamani – e madhe, e mesme, e vogël apo pa pushimore?
  5. Cfarë madhësie dhe thellësie duhet të ketë lavamani?
  6. Si të pastroni lavaman kompozit?
  7. Si të pastroni lavaman nga çeliku i pandryshkur?
  8. Çka NUK duhet të bëni gjatë pastrimit të lavamanëve kompozit dhe nga çeliku i pandryshkur?
  9. Cili është garancioni i lavamanëve LEKS?

 

1. SI TË PËRZGJEDHNI LAVAMAN?
Çfarë materiali duhet të jetë lavamani – kompozit apo nga çeliku i pandryshkur.
Në llojllojshmërinë e lavamanëve, materiali dhe funksionaliteti shpesh mund të ngatërohen. Kjo zgjidhje shpesh është e lidhur me sipërfaqen dhe nevojat e kuzhinës, si dhe madhësia e hapsirës punuese. Për këtë qëllim pregaditëm disa hapa të cilat duhet ti ndiqni gjatë përzgjedhjes së lavamanit. 

Lavamanët kompozite nga LEKS ofrohen në tre materiale – NANOGRANIT, UNIGRANIT DHE QUARTZGRANIT
NANOGRANIT është materiali më inovativ, sipërfaqja e të cilit është shum e lëmuar, uji rrjedh menjëher ndërsa ngjyrat janë shum reale dhe të theksuara. Përpos kësaj, materiali ofron edhe rezistencë të madhe ndaj goditjeve, temperaturave, gërvishtjeve dhe ka mbrojtjte antibakteriale.  

UNIGRANIT është lloji i dytë i materialit në gamën e LEKS. Në këtë lloj të materialit sigurohet gamë ekskluzive e ngjyrave duke ndjekur trendet e reja. Lavamanët janë rezistent ndaj goditjeve, rezistent ndaj temperaturave, nuk gërvishten dhe kanë mbrojtje antibakteriale

QUARTZGRANIT është lloji i tretë i materialeve kompozite me vlerë më të mirë për të hollat që jepen. Ka edhe mbrojtje nga goditjet, rezistencë ndaj temperaturave dhe mbrojtje antibakteriale

Këshillë: në shumicën e rasteve, ngjyra e luan rolin më të rëndësishëm gjatë përzgjedhjes së lavamanit, dhe për këtë arsye duhet me vëmendje të shihni karakteristikat e çdo lloji të lavamanëve kompozite. Gjithashtu duhet të jetë në përputhshmëri me dizajnin e brendshëm të kuzhinës dhe mobiljet e dhomës. 

Në verzionet e lavamanëve prej çelikut të pandryshkur nga LEKS, përzgjidhja kryesisht është në finishet e materialeve:

Mat finish – sipërfaqja mat e këtyre llojeve të lavamanëve mundëson përdorim dhe pastrim të lehtë.  

Finish i lëmuar – shkëlqimi i këtyre llojeve të lavamanëve paraqet një detaj të mrekullueshëm në zemrën e shtëpisë. 

Finish reljefor – lavamanët e shtypur nga çeliku i pa ndryshkur janë shum rezistent ndaj gërvishtjeve dhe njollave gëlqerore. Ata janë me finish elegant në dizajnin e shtëpisë moderne. 

Finishe të shkëlqyera, të mrekullueshme dhe spektakulare – bakër i cili shkëlqen dhe grafit i errët, mund të gjenden në gamën e lavamanëve të LEKS. Këto linja kanë dizajn të lëmuar në nijansa moderne, të cilat bëhen aksent impresionues në kuzhinë. 

Finish mjaltë që shkëlqen – e lëmuar, e pazëvendësueshme dhe efektive që do ti plotësoj edhe kërkesat më të ndërlikuara të dizajnit dhe funksionalitetit të lavamanit. 

Finish grafit – grafiti i ndjek trendet në zgjidhjet e dizajnit të brendshëm për shtëpi moderne. Lavamanët në këtë finish kanë dizajn të lëmuar dhe shkëlqim, që i bën aksent të theksuar në kuzhinë. 

Hapi i rradhës është të definoni madhësinë e lavamanit. Në raste kur kuzhina posedon edhe enëlarëse, preferohet lavaman më i vogël. Opsioni më i mirë për funksionalitet dhe rehati maksimale është lavamani i madh, i cili pa problem do të mund ti laj edhe enët më të mëdha.
Lart 


2. Çka është baza e kabinetit dhe pse është i rëndësishëm ky specifikacion?
Baza e kabinetit është një parametër teknik dhe e tregon hapsirën e paraparë në kuzhinë ku do të montohet lavamani. Gama e produkteve të lavamanëve LEKS ofron madhësi të ndryshme – prej 45 cm deri më 60cm, madhësi e nevojshme elementare. 

Ky është një informacion që zakonisht ndërlidhet me dizajnin e kuzhinës dhe mund të merret nga arkitekti apo dizenjatori i kuzhinës. Për këtë arsye, me rëndësi është të mendoni se a mund lavamani i madh të përshtatet me hapsirën e paraparë në projekt. Kabineti standard i dyfishtë në radhët e poshtme është 60 cm, hapsirë e cila ju mundëson të vendosni lavaman të madh dhe të rehatshëm.
Lart 


3. Si duhet të montohet lavamani?
Montimi standard i lavamanit është montimi mbi pllakën punuese dhe me pushimore. Montimi bëhet shpejt dhe lehtë, ndërsa përdorimi i lavamanit është shum dimenzional. 

Mënyrë tjetër e montimit është nën pllakën punuese. Blerja e lavamanit me montim nën pllakën punuese është e përshtatshme vetëm në rastet kur pllaka është nga materiali gurrë apo gurrë teknik

Mënyra e tretë e montimit që mund të gjendet në gamën e LEKS është montimi i rafshët me  pllakën punuese. Pllaka e hollë e lavamanit mundëson pothujse përputhje të plotë me pllakën punuese. Në këtë mënyrë nuk përthehet linja dizajnuese. 
Lart


4. Çfarë pushimore preferohet të ketë lavamani – e madhe, e mesme, e vogël apo pa pushimore?
Pushimorja e lavamanit më së shumti përdoret si vend për mbajtjen e detergjenteve si dhe për tharje të gotave dhe enëve të lara. Madhësia e lavamanit varion nga lloji dhe linjat e lavamanëve LEKS. Llojllojshmëria e madhësive të pushimoreve është e lidhur edhe me nevojat e amvisërisë. Dimenzionet e tij duhet të jenë në përputhshmëri me madhësinë e sipërfaqes punuese me qëllim të funksionalitetit dhe rehatisë gjatë përdorimit. 
Lart


5. Cfarë madhësie dhe thellësie duhet të ketë lavamani?
Thellësia dhe gjërësia e koritës së lavamanit janë element i cili nuk duhet  nënvlersuar. Sa më i thellë dhe më i gjërë të jetë lavamani, aq më lehtë dhe më rehat do të jetë përdorimi. Preferohet që dimenzionet optimale të jenë rreth 45/43 cm dhe thellësi prej 20 cm.  

Kato dimenzione janë të përshtatshme për larje edhe të enëve më të mëdha si tavë apo tenxhere. 
Lart

 

6. Si të pastroni lavamanë kompozit?
Në mesin e përdoruesve të lavamanëve kompozit egziston një bindje se materialet kompozite janë të vështirë për mirmbajtje. Gjithsesi ky konstatim është i gabuar. Falë materijalit dhe specifikacioneve të materijaleve nga gama e LEKS, pastrimi i lavamanëve është shumë i lehtë, i shpejtë dhe pa ndonjë mund të veçant. Pastrimi duhet të bëhet të paktën njëherë në muaj me ujë të ngrohtë me përzierje 50/50 ujë dhe zbardhues apo detergjente të cilët përmbajnë zbardhues. Sipërfaqja përshkohet me përzierjen e lartpërmendur me anë të fshirëses dhe qëndron në gjendje të tillë 10 minuta, më pas shpërlahet me ujë të ngrohtë. Rezultati është impresionues, ndërsa lavamani çdoherë do të shkëlqejë dhe duket sikur i ri. 

Këshillë: Në rajone me ujë të fortë kimikisht, është me rëndësi që pas çdo përdorimi lavamani të thahet me fshirëse të thatë dhe me këtë eliminohet mundësia e formësimit të bigorit. 

Me rëndësi: nuk preferohet përdorimi i detergjenteve abrezive dhe fshirëse me fije metalike për mirmbajtje të lavamanëve kompozit. 
Lart


7. Si të pastroni lavaman nga çeliku i pandryshkur?
Egzistojnë shumë kriteriume sipas të cilave përdoruesi e zgjedh lavamanin për kuzhinë – të jetë modern, i fortë, të mirmbahet lehtë dhe mbi të gjitha të pastrohet lehtë. 

Mirmbajtja e çdo lavamani LEKS është me rëndësi sepse është në kontakt direkt me ushqimin i cili konsumohet dhe përgaditet në çdo shtëpi.

Si dhe kur ta pastroni lavamanin nga çeliku i pa ndryshkur
Preferohet që lavamanët të pastrohen pas çdo përdorimi dhe njëherë në javë me detergjente speciale.
Pastrimi pas çdo përdorimi zgjat disa sekonda dhe nuk kërkon ndonjë mund të madh, mirpo do ta zgjas shkëlqimin dhe jetgjatësinë e çelikut të pandryshkur. 

Pas çdo përdorimi, pastrimi duhet të bëhet me sungjer të butë dhe në drejtim të linjave të lavamanit. Me pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni me fshirëse të butë mikrofiber. 

Levizjet rrethore, të fuqishme, me fshirëse të forta si dhe materialet abrazive nuk duhet të përdoren gjatë pastrimit. Ata e dëmtojnë sipërfaqen dhe shkaktojnë gërvishtje të lavamanit. Shumë e rëndësishme është që këto veprime të evitohen e veçanërisht tek lavamanet mat dhe me finish të lëmuar. 

Mirmbajtja e lavamanëve ku ka ujra të fortë teknik dhe ujra gëlqerorë. 
Ujrat e fortë kimikisht dhe gëlqeror lën njolla të bardha, ndërsa me kalimin e kohës akumulohet qëlqerja e cila e humb shkëlqimin e sipërfaqes nga çeliku i pandryshkur. Për këtë arsye lavamani preferohet të thahet pas çdo përdorimi. 

Gjatë paraqitjes së problemeve të këtilla me njolla gëlqerore, preferohet të mos përdoren detergjente me përmbajtje thartire dhe abrazive të cilat mund ta dëmtojnë lavamanin. 

Këshillë: përzerja me uthull dhe ujë në proporcion 1:10 i pregaditur në kushte shtëpiake i largon njollat gëlqerore. 

Për mirmbajtje të rregullt të lavamanëve nga çeliku i pandryshkur është e detyrueshme të përdoret pajisje për lustrim një herë në muaj. Kjo pastë ndodhet në gamën e produkteve LEKS me emrin – Active Inox. Më shum informacione mund të gjeni tek pjesa Aksesoarë për lavaman.  

Pse nevoitet lustrim?
Lustrimi i regullt është shum i rëndësishëm sepse e mbron dhe krijon shtresë e cila e mbron sipërfaqen nga gërvishtjet. Gjithashtu i redukton edhe shenjat e gishtërinjëve gjatë prekjeve. 

Efekti i lustrimit gjithashtu vërehet edhe gjatë rrjedhës së ujit dhe yndyrave. 
Lart


8. Çka NUK duhet të bëni gjatë pastrimit të lavamanëve kompozit dhe nga çeliku i pandryshkur?
• Mos përdorni materiale abrazive dhe fshirëse me fije metalike.
• Mos derdhni vaj të nxehtë drejtpërdrejtë mbi lavaman, sepse sifoni mund të deformohet. 
• Mos përdorni thikë dhe mos bëni prerje të ushqimeve mbi lavaman, preferohet të përdoren aksesoarë shtesë për lavaman.
Lart 

 

9. Cili është garancioni i lavamanëve nga LEKS?
Të gjithë lavamanët dhe çezmat e gamës së produkteve nga LEKS, kanë garancion individual prej 2 vitesh. Ofrojnë siguri dhe rehati për produktet. Përparsi e theksuar kundrejtë të gjithë tjerëve është qendra jonë servisuese personale LEKS SERVICE, e cila kujdeset për zgjidhje të shpejtë dhe kualitative të problemit. 
Lart